Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Kurti: Vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar

12 Gusht 2021, 13:38| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 13:44

  • Share

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, në Shkup përcolli mesazhin për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, pasi siç tha ai vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Gjatë fjalës së tij Kurti theksoi se kohë të mira po vijnë për shqiptarët edhe për fqinjët tanë, sepse sipas tij sepse partnerët e mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të ndihmuar në luftën për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon.

“Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik”, tha kryeministri.

Më 29 korrik në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Të tre liderët ftuan vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës së “minishengenit”, që u pagëzua me emërtimin e ri “Ballkani i Hapur” dhe ka si qëllim të krijojë një treg të përbashkët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në takim përveç emrit të ri të ‘minishengenit’ u firmosën edhe 3 marrëveshje lidhur me qarkullim e lirë në tregun e punës, eliminimi i barrierave për importin dhe eksportin e mallrave si dhe mobilizimin e të tria vendeve në rast të katastrofave natyrore.

Fjala e plotë i kryeministrit Albin Kurti:

Miq të dashur, shkupjanë, shqiptarë nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Ju falënderoj për ftesën që më keni bërë, si organizatorë të tribunës me temën “Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”.

Në të njëjtën kohë ju kërkoj falje që nuk munda të marr pjesë sot fizikisht në këtë aktivitet që mbahet me rastin e Vitit të Hasan Prishtinës, në nderim të 100 vjetorit, prej kur kjo figurë markante e historisë sonë, ishte kryeministër i Shqipërisë. Nuk munda të vij për shkak të angazhimeve të shumta e diskutimeve të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, por me zemër do të doja të isha pranë jush. Pas pak ditësh do të jem sigurisht aty, si pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Bulevardit “Hasan Prishtina” në Shkup.

Po të isha aty, sigurisht do të kishim diskutuar gjatë mbi kontributin e Shkupit e të shqiptarëve të Maqedonisë në çështjen kombëtare. Nga gratë tona nder i Kombit, Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë, nga kryengritjet e hershme të Dervish Carës qysh në 1844, e deri te çlirimi i Shkupit nga Hasan Prishtina, Bajram Daklani, Bajram Curri, Isa Boletini, Mehmet Deralla, Idriz Seferi etj. Do të flisnim edhe për zhvillimet e thellimet e mendimit strategjik shqiptar, nga Ukshin Hoti e deri te Arbën Xhaferri. Por këto të gjitha do t’i diskutojmë në raste të tjera.

Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin. Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ALBINI: 12/08/2021 14:03

    Oadash tradhetia nuk ka brire ajo duket nga veprimet dhe jo nga llafet.Ti e ke shpalllur nongrataAmerikene Evropen. Me kete veprim i ke marre me qaf ata si do ja bejne pa ty

    Përgjigju
    • Dhj: 12/08/2021 19:47

      Ku dhe kur i shpalli? Ke ndonje prove qe ta mesoj edhe une kete fakt apo flet ti me b*the dhe kjo eshte prova e munguar?

  • KRITIKU: 12/08/2021 12:00

    Me veprimet qe po kryen ti jo vetem nuk po i afron popullin eKosoves me te Shqiperise por po i percan ne menyren me te keqe te mundeshme Harram gjithcka qe ka bere populli shqiptar per ju. Kjo rruge qepo ndjek ti eshte rruga qe ndoqi saliu kur do sulmonte jugunne 97ten por te jesh i sigurt se do deshtosh si ai .Keto veprime cojne uje ne mullirin e serbit sepse edhe veprimet e saliut ate qellim kishin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?