Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ne kërkim të njerëzve nën rrënoja, Kurti dergon edhe gardën në Turqi

10 Shkurt 2023, 21:22| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 22:32

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se sonte ekipit të Forcës së Sigurosë së Kosovës  do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga Garda Kombëtare. Ditën e sotme, kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë viztuar bazën ushtarake turke në Prizren ku janë pritur nga komandanti turk, Recai Yilmaz, Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës Turke në Prizren, Celal Doğan dhe funksionarë të tjerë.

Kryeministri Kurti dhe ministri Mehaj shprehën edhe një herë ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit shkatërrues të së hënës.

“Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje.

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas tij, i përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësisë emergjente dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti.

"Solidarizimit dhe mbështetjes institucionale i janë bashkëngjitur edhe qytetarët e Republikës të cilët në baza vullnetare dhe humanitare kanë filluar të dërgojnë ndihma për popullit turk. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti pa nga afër grumbullimin dhe paketimin e ndihmave të destinuara për zonat me më së shumti nevojë”, thuhet në fund.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?