PRISHTINE- Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se në mandatin e ri të ushtrisë qeveria do të ndajë mbi 1 miliard euro, ndërkaq premtoi edhe ndërtimin e dy spitaleve të reja.
Ai tha se qeveria e Kosovës, ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, përkundër siç shtoi pandemisë, inflacionit pas luftës në Ukrainë, tendencave për destabilizim të Serbisë dhe “pengesës së opozitës që përmes Gjykatës Kushtetuese t’i pengojë reformat”, raporton KosovaPress.
Mbledhjen e qeverisë e nisi me shqetësimin në lidhje me katër vrasjet e ndodhura në tri ditët e fundit në Kosovë.
Kurti para kabinetit qeveritar tha se duhet reflektim shoqëror për të adresuar dhunën që po ndodh dhe ftoi institucionet për drejtësi të bëjnë analizë.
“Natyrisht, na duhet një analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional, reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit”, deklaroi Kurti.
Vetëm në tre ditë, 4 persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Kosovë.
Komente
