Kurti-Vuçiç nesër në Bruksel, Borrell: Një takim urgjent! Të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

20 Nëntor 2022, 22:19| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 22:26

  • Share


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se ka thirrur ditën e nesërme në një takim urgjent kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, ashtu sikurse ishte bërë e ditur dhe më herët nga krerët e dy vendeve.

Nëpërmjet një postim në "Twitter", Borrell shkruan se është e nevojshëm normalizimi i  marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjetjes së një zgjidhjeje të situatës së përshkallëzuar, duke iu referuar kështu tensioneve në Veri të Kosovës.

 “Unë do të thërras nesër një takim urgjent të Dialogut Beograd-Prishtinë me Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së ikuri nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan Borrell në Twitter.


Lajmi kryesor:

Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel! Borrell: Të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?