Kurti-Vuçiç sërish takim të enjten në Bruksel rreth një 'propozimi modern evropian' për Asociacionin dhe zbatimin e marrëveshjes

25 Tetor 2023, 09:45| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 10:18

  • Share

Bashkimi Evropian ka ftuar në takim udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë ditën e enjte në Bruksel.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Peter Stano i tha Zërit të Amerikës se takimi, që vjen pas vizitës së të dërguarve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd gjatë fundjavës, do të jetë “i përqendruar në mënyrat për të zbatuar Marrëveshjen (e nënshkruar në Ohër).”

“Nuk ka synim të zëvendësohet marrëveshja”, deklaroi zëdhënësi Stano në një përgjigje me shkrim.

Ai tha se “janë diskutuar propozime dhe ide të ndryshme, disa prej tyre në formë të shkruar, dhe këto diskutime do të vazhdojnë”. Sipas tij, në mesin e propozimeve është përfshirë edhe “një propozim modern evropian për (statutin) e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.”

“Presim veprim të shpejtë nga palët për të treguar se janë të përkushtuara të vazhdojnë procesin e normalizimit – duke përmbushur detyrimet e dala nga Marrëveshja për normalizim, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme pa parakushte apo vonesa”, deklaroi Stano.

Tensionet mes dy vendeve arritën një pikë të re kulmore pas sulmit të 24 shtatorit ndaj policisë në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb./VOA

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?