KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%

4 Shtator, 12:27| Përditesimi: 5 Shtator, 00:43

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ishte sot pranë ambienteve të kompanisë Kurum, pas disa ditësh negociata për çështjen e  500 punonjësve të larguar nga puna.

Pas mbledhjes me drejtuesit e kompanisë, Llatja tha se u arritën disa marrëveshje për punonjësit.

“Kemi pasur shqetësim të vazhdueshëm në lidhje me punëtorët e kompanisë Kurum. Ata kanë ardhur para disa kohësh në zyrën time ku u shprehën për mbylljen e prodhimit për shkak të problematikave që ka pasur, shqetësimi ka qenë punëtorët. Edhe vjet ka qenë e njëjta situatë. Prodhimi është mbyllur por punëtorët nuk janë larguar. Kemi pasur disa takime dhe kemi pritur vendimin e bordit drejtues të kompanisë. Sot patëm negociatë të fundit, në bashkëpunim me sindikatën e punëtorëve. Asnjë punëtor të mos largohet nga puna në një afat të pacaktuar. Të marrim garancitë se kompania të angazhohet për të mbyllur procesin e investimit tek linja e re e petëzimit. Ndërsa sa i takon procesit të çelikut të gjithë punëtorët do të vijojnë të jenë në punë. asnjë nga ata nuk do të marrë pagesë nën 35.000 në muaj bruto. Të gjithë do të marrin dietën ushqimore ditore 22 ditë në muaj. Për ata që do të jenë në punë do të vijojnë të paguhen me 100% të pagesës, ndërsa ata që do të rrinë në shtëpi do të paguhen sipas kontratës kolektive, 35 mijë lekë bruto.

Kush do të vijë të punojë fizikisht apo do të merren me mirëmbajtjen do të pguhen 100 % plus detat ushqimore. Ata që do të rrinë në shtëpi do të paguhen deri në momentin kur të nisë prodhimi. Tek petëzimi kemi marrë garanci se do të nisë brenda këtij viti. Vitin tjetër deri në pranverë shpresojmë të nisë tek çeliku “, tha kryebashkiaku.

Pas skandalit me mbetjet toksike me origjinë të Kurum që ishin nisur nga Porti i Durrësit në Tajlandë, u mësua se kompania turke kishte mbyllur uzinën duke lënë në rrugë 500 punonjës me argumentin se është në vështirësi financiare. Duke përsëritur kështu historinë e vitit 2016, kur kompania shpalli falimentin, për t’ju shmangur kredive të pashlyera, pagave të papaguara dhe për të fshehur evazionin fiskal, dhe doli nga falimenti në fund të 2018-ës, prej atij viti bilanci i saj financiar ka qenë me fitim përveç 2020, kur u mbyll ekonomia prej COVID-19.

Konkretisht sipas të dhënave të pasqyrave financiare të kësaj kompanie rezulton se fitimi i saj gjatë vitit të kaluar ka qenë 4,462,168,911 lekë, nga 7,800,598,667 lekë që ishte në vitin 2022, kur ishte edhe kulmi i inflacionit, që solli edhe shtrenjtim të produkteve të hekurit apo materialeve të tjera, dhe për pasojë ja shtoi fitimet kompanisë.

Për skandalin me mbetjet që solli edhe mbylljen e KURUM, ka reaguar edhe Konfindustria që kërkoi të nisi menjëherë hetim edhe SPAK.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kamber Mehja: 04/09/2024 13:09

    Prisni edhe pak sa ta marri Sueli edhe Kurumin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?