Kurumi, shteti shqiptar dhe kredia që duhet shlyer deri në vitin 2044

3 Shtator, 13:16| Përditesimi: 3 Shtator, 13:19

  • Share

Sipas të dhënave zyrtare të katër hidrocentralet që iu shitën nga Shteti Shqiptar Kompanisë KURUM  në muajin Dhjetor të vitit 2012 prodhonin së bashku 350-450 milionë kilovat orë në vit.

Çmimi shitjes për Bistrica 1 dhe 2, proçes i çili përfundoi në Maj të viti 2013 ishte 52 milionë euro. Te 4 HEC- et u shitën  në total për 110 milionë  Euro, ose 1,4 milionë euro për megavat.

Çmimi me të çilin Qeveria e detyronte KESH-in në atë kohë të blinte energji nga hidrocentralet private ishte rreth 8-9 lekë për kilovat/orë, që do të thotë se të ardhurat e katër hidrocentraleve shkonin minimalisht 22 milionë euro në vit. Sipas ekspertëve me këto të ardhura, vlera e blerjes së hidrocentraleve eshte rekuperuar  nga bleresit brenda 6 viteve.

Duhet nënvizuar fakti se:

Të dy hidocentralet Bistriça 1 dhe Bistriça 2  pak vite para shitjes ishin rehabilituar plotësisht në kuadër të projektit “Furnizimi me energji i Shqipërisë së Jugut BiSaBu” që nisi në 24 qershor 1999 dhe përfundoi më 31 dhjetor 2011.

Me konkretisht investimet konsistonin në rehabilitimin e pajisjeve mekanike hidrike dhe instalimet ndihmëse, punime çivile, rehabilitimin e pajisjeve shpërndarëse, rehabilitimin e pajisjeve elektrike përfshi modernizimin dhe sistemin e ri të kontroll-monitorimit.

Vlera totale e projektit “Furnizimi me energji i Shqipërisë së Jugut BiSaBu”” finançuar nga banka gjermane KFW- Bankengruppe është rreth 33,2 milionë Euro. Nga ky financim  21 milionë Euro janë përdorur për rehabilitimin e plotë të HEC Bistrica 1 dhe 2, ndërsa diferenca për investime të tjera ne sektorin energjetik.

Shitja është kryer vetëm 1 vit pas përfundimit të rehabilitimit të këtyre 2 HEC-ve  të çilët në kohën e shitjes pothuajse ishin në efiçencë të plotë.

Periudha e shlyerjes së huasë 33 milionë Euro sipas skedulit të pagesës ka nisur në 31 Korrik 2007 dhe përfundon më 30 Dhjetor 2044!

Pra Shteti Shqiptar do të vazhdojë të shlyej deri në fund të vitit 2044 kredinë që u përdor për rehabilitimin e këtyre 2 HEC-ve pavarësisht se  këto 2 HEC-e i janë shitur firmës Kurum.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?