Kus kus me domate dhe ullinj
Përbërësit:
1 gotë kus kus
1 gotë ujë të valuar
50 gr ullinj jeshil
50 gr kastraveca turshi
50 gr domate të thata në vaj
100 gr proshutë
2 lugë gjelle majdanoz I grirë
1 lugë gjelle nenexhik I freskët
1 ½ lugë gjelle limon
Vaj ulliri
kripë dhe piper I zi
Përgatitja:
Ullinjtë I presim në unaza, domatete e thata në vaj I presim në shirita. Kastravecat në rrathë kurse proshutën në kubikë.
Vendosim kus kusin në një tas, shtojmë në të pak kripë, piper dhe vaj ulliri, e përziejmë dhe më pas shtojmë një gotë ujë të valuar.
E përziejmë pak dhe e mbulojmë me celefon për 10 minuta. Më pas shtojmë në tas të gjithë përbërësit e përgatitur më parë. I përziejmë mirë dhe gjithcka është gati për servirje.