Kus kus me perime
Përbërësit:
200 gr kus kus (1 gotë)
1 qepë
1 karrotë
1 selino
1 spec I verdhë
1 patate
1 domate
1 patëllxhanë
400 ml ( 2 gota lëng perimesh)
1/2 lugë kafe Kerry
pak vaj ulliri
1 lugë gjelle mjadanoz I grirë
kripë dhe piper i zi
piper pikant ( opsionale)
Përgatitja:
Fillimisht vendosim lëngun e perimeve të marrë valë, vendosim kus kusin në një tas. Shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve me qëllim që kus kusi ta përthith. Vendosim mbulesë mbi tas dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta.
Ndërkohë pastrojmë perimet dhe I presim ato në kubikë të vegjël me brinjë 0.7 cm.
Në një tigan vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe sapo të ngrohtet vaji shtojmë fillimisht karrotat dhe I gatuajmë ato për 4-5 minuta më pas shtojmë patatet, selinon dhe qepën dhe vendosim kapakun në mënyrë që të mos na digjen perimet, gjithmonë në temperaturë mesatare.
Shtojmë pjesën tjetër të perimeve përvec domates, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe vazhdojmë gatimin në tigan të mbuluara për 10-15 minuta. Nëse perimet thahen shumë shtojmë herë pas here pak lëng perimesh. Disa minuta pas gatimit të perimeve shtojmë në fund dhe domaten dhe gatuajmë vetëm pas 1-2 minuta.
Përziejmë kus kusin me majën e një piruni.
Shërbejmë kus kusin në një pjatë duke vendosur sipër perimet të spërkatuara me majdanoz të grirë holle dhe pak vaj ulliri.