TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka rënë dakord për miratimin e rregullores së pikëzimit për renditjen e kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të ri. Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit (tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja). Por duke qenë se nuk kishte dakordësi, miratimi i metodologjisë kaloi për mbledhjen e ardhshme.
Pikëzimi është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë se kush do të jetë i pari në listën me tre kandidatët që do i dorëzohen Kuvendit për votim. Parlamenti më pas duhet që me shumicë votash të përzgjedhë një nga tre emrat e dërguara nga KLP. Në rast se Kuvendi nuk zgjedh me votë mes tre kandidatëve, atëherë KLP emëron kandidatin i cili është renditur i pari në klasifikimin mes tre emrave. Pikërisht për këtë shkak merr një rëndësi të veçantë pikëzimi, pasi nëse nuk vendos Kuvendi atëherë, KLP-ja zgjedh të parin. Kujtojmë që procesi për kandidatët është ende në apel, pasi Apeli administrativ i la afat Lulzim Alushit deri më 14 tetor për të plotësuar padinë sipas kërkesave ligjore.
Ai paditi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin që i bëri nga gara. Në garë të kualifikuar deri tani për postin e Kryeprokurorit janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memcaj. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme ishin edhe disa cështje të tjera që u miratuan. Me 10 vota pro u miratua projekt akti për caktimin në detyrë të prokurores Edlira Bako në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Elbasan, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Miratohet me 8 vota pro dhe 2 kunder (Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri) projekt akti për caktimin në detyrën të prokurores Pranvera Gruda në Prokurorinë e Shkallës së Parë Durrës.
Miratohet me 10 vota pro projekt akti për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha si drejtues Prokurorie e Shkalles se Parë Gjirokastër. Gjithashtu është miratuar raporti për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, prokuror Gent Xholi dhe prokuror Kujtim Luli. Po ashtu u miratua lista pjesore e 12 kandidateve të pranuar në Shkollën e Magjistraturës:
Ndriçim Halilaj
Iva Harka
Fjorda Shqarri
Entela Hasmujaj
Esmeranda Basho
Denisa Plaku
Besmira Vishe
Redona Ndoni
Albulena Kulici
Vasjana Postol
Alban Syri
Ledjana Shkurti
Në mbledhjen e sotme nuk u mor asnjë vendim për krijimin e SPAK-ut, deri tani janë konfirmuar tetë prokurorë për krjimin e këtij institucioni, ndërsa shtatë janë ende në verifkim.
Kujdes Ibrahim! thote avokati. Fillimisht miratohen rregullat e pikesimit, pastaj perzgjidhen kandidatet, apo?!
Përgjigju