TIRANE- Mes më shumë se 40 urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë,i cili u arrestua më 18 maj. Naim Stafuka dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Marklen Hakës, që ka ndodhur në vitin 2019 në Fushë Krujë, natën e termetit të 21 shtatorit por për këtë ngjarje përflitet edhe Durim Bami nga Nikla.
Për të thuhet se ka krijuar kushtet për të vrarë Marklen Hakën. Nuk dihet nëse vrasja e tij ishte një porosi nga një tjetër grup criminal, apo Stafuka dhe Bami kishin hesapet e tyre. Emri i Naim Stafukës është lakuar në janar të 2022, ku banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Shpërthimi ndodhi në vendin ku në 2015 u rrëmbye vëllai i tij Enver Stafuka. Tre persona të maskuar e morën në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.
Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm. Ndërkohë Durim Bami sipas përgjimeve të SPAK, të përfituara nga mesazhet në aplikacionet e koduara nga mik me Avdylajt kishte kaluar në armiqësi. Këto mesazhe tregojnë se Astrit që ishte drejt I grupit, dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan të vrisnin.
Lajmi kryesor:
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
S.G/ReportTv.al
Ato pune i di krahu i djathte i operativ i Rames, Tom Doshi. Meqe edhe punlikisht e pat rekrutuar Durimin per tja bere "bam" vetvetes.
Përgjigju