Në lidhje me listën dhe mënyrën sesi përzgjidhet lista e Kombëtares, Rudi Vata tha se trajnerët që punojnë me agjentët e futbollistëve shkojnë vetëm në nivele ordinere. Sa i takon Kombëtares, ai shtoi se nuk ka fakte për këto gjëra.
"Kush e bën listën, trajneri, FSHF apo agjentët? Ka trajner që punojnë me agjentë, këta nuk bëhen të mëdhenj. Mund të bëhen trajner në nivele ordinere për një rrogë. Përderisa nuk kemi fakte, mendoj se nuk është e drejtë për këto konkuzione. Uzuni dhe Cikalleshi janë personalitete në futbollin shqiptar.
Në logjikën normale nuk është e mundur. Ose je i mirë ose jo. Me ata që sot ka ekipi në dispozicion, Cikalleshi duhet të ishte ndër tre sulmuesit, pasi ka mbi shpatulla shumë përvojë. Kavajasi mund të luajë edhe disa sezone.
Për Uzunin e kuptoj, sepse nuk ka qenë preferencë e Sylvinhos, por habitem për Cikalleshin. Pyesni Sylvinhon.
Trajneri ka diçka personale me Uzunin, nuk diskutohet. Por edhe që Uzuni është lojtar i mirë në La Liga nuk diskutohet. Të marrësh Jasir Asanin me tre gola dhe që nuk ka luajtur, kjo nuk shkon. Nuk mendoj se ka lojtar më në formë se Uzuni. Merr lojtarë nga Emiratat Arabe dhe Azia dhe jo golashënuesin e La Ligas", tha Rudi Vata.
Lajmi kryesor:
Lista e Kombëtares dhe polemikat, Prodani në Report TV: Senatorët ndikojnë dhomat e zhveshjes! Rudi Vata: Sylvinho më befasoi me Cikalleshin, me Uzunin personale
S.Dh//ReportTv.al