‘Kush e bëri qumështin, mushka?’ Rama: Ne prodhojmë 97% të produkteve, këta thonë kanë ngordhur lopët e janë ‘arratisur’ dhitë

19 Tetor 2022, 17:29| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 17:53

  • Share

 

Rreth 97% të produkteve të qumështit, kryeministri Edi Rama thotë se mbulohen nga prodhimi vendas. Nga takimi me fermerët në Dropull, Rama me ironi tha ‘kush e bën qumështin mushka?', duke ironizuar deklaratat që kanë qarkulluar pak kohë më parë se është ulur numri i lopëve.

“Prodhojmë 95-97 të produkteve të qumështit. Si mund ti mbulojë vendi, nëse siç thuhet në TV kanë ngordhur lopët, arrtisur gjitha dhitë, kush i bën me qumësht, Mushka. Apo i bëjnë analistë që dalin atje e skërmietn në mënyrën më të shëmtuar duke i hedhur edhe më shumë benzinë një zjarri që është ndezuar gjetkë dhe që rrezikon të përcëllojë e djegë gjithë dynajnë. Është rritur ndërveprimi me qeverinë i gjithë sektorit”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Do ndalojmë me VKM rritjen e çmimit të druve të zjarrit, do tregtohen si para luftës dhe pikë! Se kuptoj abuzimin që po bëjnë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?