Kronikë

Kush e çoi gjimnazisten drejt vetëvrasjes? Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet, mesazhet e shokëve të klasës ngrenë dyshime për bullizim nga nxënësit dhe mësuesit

11 Shkurt, 10:11| Përditesimi: 12 Shkurt, 21:46

  • Share

GJIROKASTER- Heshje varri ka pllakosur në gjimnazin e qytetit të Gjirokastrës, "Siri Shapllo". Mësimi u pezullua më 11 shkurt teksa klasat e koridoret janë bosh. Dy njerëz të dashur të kësaj shkolle përcillen në banesën e fundit.  Shokët e klasës kanë mbushur me lule, bankën e Irsa Muçollarit, nxënëses së vitit të parë që i dha fund jetës një ditë më parë.

Po sot i jepet lamtumira mësuese Lubjanën, e cila u nuk e fitoi betejën me kancerin. Për humbjen e saj, drejtuesit e shkollës kanë bërë një dedikim në rrjetet sociale, ndërsa për nxënësen e ndjere ende jo, ndoshta se përpos dhimbjes peshon mbi ta dhe barra e fajit.

Ka dyshime se 17-vjecarja, banuese në lagje "18 shtatori",  i dha fund jetës pasi ishte bullizuar në shkollë. Një pistë kjo që po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës. Burimet thanë se hetimet nisën kryesisht, me indicie, pasi në rrjetet sociale u publikuan disa mesazheve të shkembyera nga shoket e saj te klases, ku thuhej se nxenesja e vitit te pare ishte ofenduar në mësim nga një mësuese.

Ndërkaq në mesnatë, në Komisariatin e Policisë është paraqitur mësuesja që ka bërë kallzim penal ndaj faqeve online që sipas saj publikuan mesazhet.

Burime nga prokuroria bënë të ditur se fillimisht janë marrë në pyetje prinderit e 17-vjecares, të cilët kanë thënë se Irsa ishte e ndrojtur dhe natyre e mbyllur, ndaj nuk e kane kuptuar gjendjen e saj te renduar emocionale. Po keshtu thane se nuk u kishte shprehur ndonje shqetesim konkret diten e ngjarjes. Pjesë e seancave intervistuese do të jenë psikolokogia e shkollës "Siri Shapllo" në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rastin dhe të gjithë shokët e saj të klasës.

Report tv kontaktoi drejtuesit e shkollës "Siri Shapllo" të cilët nuk pranuan të prononcohet, pasi çështja është në hetim. Gjithashtu dy nxënës jashtë kameras thanë se 17-vjecarja kishte rënë pre e bullizmit, por pa dhënë detaje.

Policia tha se 17-vjeçarja u dërgua në spital pasditen e 10 shkurtit nga babai i saj pa shenja jete. Nga veprimet paraprake, dyshohet se është vetëvarur në banesë. Hetimet janë në fillesa dhe ende nuk dihet shkaku i vertetë që çoi të renë drejt veprimit ekstrem.

Foto: Irsa Muçollari

SI.E./S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jojo: 11/02/2025 13:52

    Se pari shprehim ngushellimet per familjaret e vajzes se ndjere.., Se dyti., nga sa degjuam e ndjera ishte nje nxenese e shkelqyer, pra pervec vendosmerise se vajzes eshte dhe kontributi i stafit petagogjik te asaj shkolle. Prandaj komentet emocionale te adoleshenteve duhen mare me rezerva. Flm

    Përgjigju
  • Elida: 11/02/2025 10:45

    U rafte pika mesuesve ishalla.i cojme femijet ne shkolle te mesojne Jo t'i keqtrajtojne emocionalisht. Deshtake..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?