GJIROKASTER- Heshje varri ka pllakosur në gjimnazin e qytetit të Gjirokastrës, "Siri Shapllo". Mësimi u pezullua më 11 shkurt teksa klasat e koridoret janë bosh. Dy njerëz të dashur të kësaj shkolle përcillen në banesën e fundit. Shokët e klasës kanë mbushur me lule, bankën e Irsa Muçollarit, nxënëses së vitit të parë që i dha fund jetës një ditë më parë.
Po sot i jepet lamtumira mësuese Lubjanën, e cila u nuk e fitoi betejën me kancerin. Për humbjen e saj, drejtuesit e shkollës kanë bërë një dedikim në rrjetet sociale, ndërsa për nxënësen e ndjere ende jo, ndoshta se përpos dhimbjes peshon mbi ta dhe barra e fajit.
Ka dyshime se 17-vjecarja, banuese në lagje "18 shtatori", i dha fund jetës pasi ishte bullizuar në shkollë. Një pistë kjo që po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës. Burimet thanë se hetimet nisën kryesisht, me indicie, pasi në rrjetet sociale u publikuan disa mesazheve të shkembyera nga shoket e saj te klases, ku thuhej se nxenesja e vitit te pare ishte ofenduar në mësim nga një mësuese.
Ndërkaq në mesnatë, në Komisariatin e Policisë është paraqitur mësuesja që ka bërë kallzim penal ndaj faqeve online që sipas saj publikuan mesazhet.
Burime nga prokuroria bënë të ditur se fillimisht janë marrë në pyetje prinderit e 17-vjecares, të cilët kanë thënë se Irsa ishte e ndrojtur dhe natyre e mbyllur, ndaj nuk e kane kuptuar gjendjen e saj te renduar emocionale. Po keshtu thane se nuk u kishte shprehur ndonje shqetesim konkret diten e ngjarjes. Pjesë e seancave intervistuese do të jenë psikolokogia e shkollës "Siri Shapllo" në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rastin dhe të gjithë shokët e saj të klasës.
Report tv kontaktoi drejtuesit e shkollës "Siri Shapllo" të cilët nuk pranuan të prononcohet, pasi çështja është në hetim. Gjithashtu dy nxënës jashtë kameras thanë se 17-vjecarja kishte rënë pre e bullizmit, por pa dhënë detaje.
Policia tha se 17-vjeçarja u dërgua në spital pasditen e 10 shkurtit nga babai i saj pa shenja jete. Nga veprimet paraprake, dyshohet se është vetëvarur në banesë. Hetimet janë në fillesa dhe ende nuk dihet shkaku i vertetë që çoi të renë drejt veprimit ekstrem.
Se pari shprehim ngushellimet per familjaret e vajzes se ndjere.., Se dyti., nga sa degjuam e ndjera ishte nje nxenese e shkelqyer, pra pervec vendosmerise se vajzes eshte dhe kontributi i stafit petagogjik te asaj shkolle. Prandaj komentet emocionale te adoleshenteve duhen mare me rezerva. Flm
PërgjigjuU rafte pika mesuesve ishalla.i cojme femijet ne shkolle te mesojne Jo t'i keqtrajtojne emocionalisht. Deshtake..
Përgjigju