Finalja Spanjë-Angli

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com

14 Korrik, 22:57| Përditesimi: 14 Korrik, 23:05

  • Share

Spanja është fituesja e Euro 2024. Iberikët mposhtën në finale Anglinë brenda 90 minutave me rezultatin 2-1.

Oyarzabal ishte heroi i ndeshjes teksa shënoi golin e fitores në minutën e 86. Më parë kishte shënuar Nico Uilliams në të 46-ën, ndërsa barazoi përkohësisht Palmer në të 73-ën.

Nga dita e djeshme Shqiptarja.com hapi një sondazh teksa pyeti lexuesit shqiptar se kush fiton Europianin. 59.1% e votuesve kanë votuar Spanjën, 36% Anglinë, ndësa 4.9% nuk kishin asnjë mendim.

Në total ishin 3978 vota. Përgjithësisht lexuesi i Shqiptarja.com ka qëlluar në shenjë sa i përket fituesit të Europianit gjerman.

Rezultatet e Sondazhit:

1720990953_sondazh.JPG

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?