TIRANE - Kur janë mbushur një muaj e 10 ditë nga atentati mafioz në Durrës, kundër Plaurent Dervishaj dhe dy miqve të tij, Julian Meçe dhe Bashkim Haxhia, prokuroria dhe policia e Durrësit kanë përqendruar hetimet e tyre në dy pista kryesore. E para ku po heton prokuroria janë linjat e trafikut të heroinës në Durrës dhe e dyta ku është fokusuar grupi hetimor,lidhet me një konflikt pronësie në zonën e Shijakut. Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria e Durrësit, dinë që sulmi me armë në 20 qershor 2019 në Durrës, ndaj Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe mikut të tyre Bashkim Haxhija, është organizuar nga një skuadër me pesë persona, nga Durrësi dhe Shijaku.
Gjatë kësaj kohe janë hedhur dyshime të forta se skuadra që qëlloi me 43 plumba Plaurent Dervishaj dhe dy miqtë e tij, është e njëjtë me skuadrën që ka qëlluar për vdekje në muajin Prill 2017 ish-efektivin e policisë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautin. Informacionet e mara pas ngjarjes ngrenë dyshime të forta se e njëjta dorë që ka qëlluar mbi Dalipaj dhe Dautin, ka tentuar të vrasë dhe Plaurent Dervishaj dhe dy personat që ndodheshin me të në makinë. Ka indicia të forta se pesë autorët janë paguar nga një grup kriminal i fuqishëm në Durrës, grup ky që ka si aktivitet parësor trafikun e heroinës. Atentati që tronditi Durrësin, dyshohet se ka lidhje për një konflikt pronësie mes disa emrave të grupeve rivale në qytetin e Durrësit.
Hetimet e kryera gjatë këtyre ditëve nga policia dhe prokuroria e Durrësit por dhe nga analizimi i të gjitha pamjeve filmike të sekuestruara në segmentin rrugor, nga janë larguar autorët e krimit, hedhin dritë se se në atentatin mafioz kundër Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe Bashkim Haxhija, kanë marrë pjesë pesë persona. Në dinamikën e krimit që ka ngritur grupi hetimor, del e provuar se pesë personat kanë pasur role të caktuara dhe të ndryshme nga njëri-tjetri, por me një objektiv të vetëm, eliminimin fizik të Plaurent Dervishaj dhe miqve të tij.
Një burim pranë grupit të hetimit i tha “Shqiptarja.com” se tre nga pesë personat shfaqen në vendin e krimit, ku dy shtetas qëllojnë plot 43 plumba kallashnikovi mbi makinën “Range Rover”, ku ndodhej Dervishaj, Meçe dhe Haxhia. Ndërsa personi tjetër i tretë që ka marrë pjesë në këtë atentat është shoferi i BMW-së, i cili i ka afruar pranë objektivit dhe më pas larguar qitësit e skuadrës së vrasësve, të përbërë nga 5 persona.
Nga analizimi i kamerave të sigurisë së disa bizneseve, është provuar se një person i katërt ka mbikëqyrur të gjitha lëvizjet që ka bërë Plaurent Dervishaj, nga Durrësi në kalatën e portit të Peshkimit dhe më pas në fshatin Koxhas të Shijakut, pasi Plaurent Dervishi, kishte filluar punimet për hedhjen e themeleve dhe ndërtimin e një banesë private aty. Personi i katër ka qenë në rolin e survejuesit dhe informimit të grupit të qitësve që kishin marrë përsipër të vrisnin Plaurent Dervishaj. Ndërsa personi i pestë sipas burimeve të grupit hetimor ka qenë një person që ka qëndruar në pritje të mbërritjes së BMË, prej nga u qëllua me breshëri automatiku.
Ky person i pestë ka qëndruar në pritje me një automjet të bardhë, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugën dytësore, pranë kompanisë “Meshkurti”, ku sapo është afruar makina tip BMË, tre autorët i kanë vënë zjarrin me benzinë dhe më pas kanë hipur tek mjeti tjetër duke u larguar, duke mos u arrestuar sot e kësaj dite. Të gjitha pamjet filmike të sekuestruara por edhe 43 copë gëzhoja automatiku të gjetura në vendngjarje prej disa ditësh janë ndërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore.
Eshte shteti qe iheq qafe vet
PërgjigjuMos folni kot se luli e lenti skan pas kurr probleme me totto rinen e shqipris
PërgjigjuMe qen ai toto rino shqipris ti i bje me qen toni montana ca folni kot per kta pojat
Ore ju te durresit thojini gjerat troç. I vun gjobe Xhevdet Troplini. Çollaku nderhyri ta hiqte gjoben, e hoqi qafe polici. Policin e hoqen qafe per çollakun(kan paguar nga Shijaku). Lentit atehere i kan ren ata te shijakut(e njejta dore thot policia) per prona ne shijak. Me pare Shullazi(me ndihmen e Lulit/Lentit-qe tani s flasin) i mori gjobe Xhevdet Troplinit. Po visi pojes eshte djali i te motres se Xhevdetit(Pojes)?
PërgjigjuPo si ka mundesi qe i paska paguar gjoben Ky kur qenka kaq i fuqishem? Sa qe i paska ber atentat lentit? Po ky visi si è. Ka emrin? Ky eshte i fuqishem apo ai xhevdeti?
Kush eshte ai mer qe ja fut atyre te pularise..nga o..ai..tek kater rruget e shijakut lale..vetem mbesa e comes ka kaluar aty..te tjeret rreshtore..
PërgjigjuKush jane ata te pularise? PSe i thone te pularise? Kto komandojne tashi ne durres e shijak? Dhe si è ka emrin kapo i ketyre?
E vertet esht se jan 4 vlonjat te vrar ne durres kto 3vjet ai nipi renit qe u vra ne fillim ky xhinua pastaj il padrinua besoet na e njejta dor ama kta te dursit ne vlor svin dot as per vizituar vloren jo me te rin me dit
PërgjigjuPo per ca do vin n vlor ata???vlonjatet e kan rrugën andej....kush ka mgel n vlor...asnj...vk
ësht bër nj grup I fort aty n durrës që I sharroi t gjith kta t vlorës...
PërgjigjuO eri Po kush eshte ky grupi pojes. Kush eshte kapo i grupit? Nga jane keta?
Thon qe edhe il padrinon kta e vran kta te pojes
o shijaku. esht grupi i pojes. qe po i egzekuton kto qe i vendosen gjoba shoket e. collakut
Kush eshte ky gruppi ne durres kaq i forte qe deshen me vra Dhe miqte e lul berishes? Jane nga Durresi keta? Kush eshte kapo i ketyre?
Lere macen ti po shiko ariun tani
PërgjigjuMos folni kot se luli e lenti skan pas kurr problem me totto rinen e shqipris
Kujt po i cahet ....
PërgjigjuAh Enver Enver....ti ishe macja e madhe që zhduke gjith minjtë. Po të përgjërohemi....ngrihu edhe njeherë! Ngrihu o Enver djali të qërrosh mutërinë!
PërgjigjuTe them te drejten nuk e kena dasht Enver hoxhen, Por pse nuk e kisha dasht edhe nje here veq per 24ore Po ku ta marrim,mbaroj shqiperija
Kush eshte ky visi i pularive? Nga eshte Dhe si è ka emrin ky??
Kush esht aj visi i pularive.a ka lidhje aj ne ket ngjarje?