I ftuar ne studion e Esencës në Report Tv ishte fantastiku, i parezistueshmi, i padiskutueshmi, i mrekullueshmi i sportit Uvil Zajmi. Ai foli për një historik të shkurtër të futbollit shqiptar me dhe pa gola! Si, kur dhe kush e solli futbollin në Shqipëri?
Cila ishte gjendja njerëzore e futbollit shqiptar të para viteve 90? Cilat ishin hallet, vështirësitë e pafundme të futbollistëve shqiptarë? Kur u krijuan fushat e para të futbollit në Shqipëri dhe cilat ishin klubet e para të sportit? Si ishte gjendja e futbollit shqiptar para vitit 1944 dhe çfarë ndodhi më pas? Esencë, çdo të premte dhe të diel ora 21:00 në ekranin e Report Tv.
Eljan Tanini: -Si erdhi futbolli në Shqipëri zotni Zajmi?
Uvil Zajmi: -Në Shkodër nisi futbolli nga vitet 1900. Një top i parë i sjellë nga dikush, apo vendosja e fushës, krijohen gjithashtu shoqëritë e para të futbollit. Si fillim nis me Vllazninë. KS Vllaznia është klubi i parë shqiptar i futbollit nga Shkodra, themeluar më 16 shkurt 1919, 105 vite më parë. Cilësohet si "Djepi i Futbollit Shqiptar" për faktin se është ekipi më i vjetër në Shqipëri. Ka vazhduar më pas përhapja në Korçë, Vlorë dhe në organizimin e parë zyrtar të futbollit deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Eljan Tanini: -Si u krijua loja te ne?
Uvil Zajmi: -Kemi takime miqësore me garnizonet ushtarake, si Bari etj… Kampionatet nisën pas lufte. Nga viti 1930 deri në vitin 1938-1939, ku janë zhvilluar shumë kampionate, një kontribut shumë të madh kanë dhënë edhe arbitrat. Një ndër ta ishte edhe koloneli anglez Dayrell Oaklyey Hill, ai krijoi kushtet e para të futbollit shqiptar. Sir Oakley Hill, britaniku i dashuruar me futbollin shqiptar në kohën e Mbretit Zog në kujtimet e tij thotë: -Futbollistët shqiptarë ishin shumë hatërmbetës, e braktisnin lojën edhe për diçka të vogël.
Eljan Tanini: -Ka pasur edhe të tjerë si anglezi në fjalë?
Uvil Zajmi: -Krahas anglezit ka pasur edhe arbitra italianë, vendas dhe të huaj. Edhe gjatë luftës ka pasur edhe ekipe që kanë luajtur me garnizone gjermane, po kështu edhe në Kavajë. Miqësorja e parë është bërë me Malin e Zi, 1945-1946. Në ballkaniadë kemi dalë fitues, ajo është ende fitorja e vetme ndërkombëtare. Skuadra stërvitej atje ku janë sot Shallvaret.
Eljan Tanini: -Kush u thirr nga jashtë për futbollin shqiptar?
Uvil Zajmi: -Ju bë thirrje Naim Kryeziut dhe Riza Lushtës, ata nuk pranuan të vinin për shumë arsye, nuk garantohej jeta e tyre. Njëri luante me Juven e tjetri me Romën. Loro Boriçi, Pal Mirashi, Qamil Teliti me portierin Italian Giacomo Pozeli, Biçaku e të tjerë krijuan Kombëtaren Shqiptare. Më pas nisin edhe kampionatet me Besim Fagun në krye. Erdhën Xhod Shaqiri, Skënder Jareci, Zihni Gjinali etj…
Eljan Tanini: -Klubet dhe emrat si dhe kur u krijuan? Më thuaj disa data me rëndësi?
Uvil Zajmi: -Më pas krijohet më 15 gusht 1920 Sport Klub Tirana, ndërsa më 19 qershor 1950 Dinamo. Partizani krijohet në 4 shkurt të vitit 1946. 1959-1960 u dha urdhër që do të dilnin emra unikalë, u dhanë edhe emrat e maleve për skuadrat shqiptare të kohës. Ishin kampionate të rregullta me dy faza, vjeshtë pranverë. 17 Nëntori shpërthen me vitet 70, ndërsa në vitin 1959 inagurohet Stadiumi Dinamo.
1961 Partizani-Dinamo 0-0, në minutën e 117 Refik Resmja bën gol, në minutën e 118. Stavri Lubonja barazon. Pas 3 ditësh vazhdon ndeshja po në Stadiumin Dinamo me Arbitër Hysen Hysenaj. Anton Mazreku, Vaspi Samimi i dhanë hov të madh futbollit shqiptar me rregulloret e reja. Golden Gol, penalltitë kualifikuese, hedhja e shortit, ku ende nuk aplikoheshin 11 m. Në vitet 1945-1963-64 Shqiperisë i mungojnë ekipet ndërkombëtare dhe aktivitetet zyrtare.
Eljan Tanini: -Me kë luanim ne më shumë?
Uvil Zajmi: -Ne luanim me vetëm skuadrat motra. Qemal Vogli u arratis shumë herët. Në vitin 1963 Shqipëria bëhet edhe më aktive për europianin, humbasim 4 me një atje, dhe një me zero këtu fitojmë ne. Pasi ne barazuam me Gjermaninë këtu u shtua dëshira për të luajtur me botën. Humbëm në Gjermani 6-0, humbëm me Jugosllavinë 4-1, drejtuesve të futbollit iu shtua frika se ne po të luajmë do të pësojmë rezultate të frikshme.
Jemi rikthyer në Europë në vitin 1971, me Gjermaninë, Poloninë, Turqinë. Ishte koha e barazimit me Irlandën e Veriut një me një, ishte koha e Xhorxh Bestit ku Zhega bën gooool!
Luhej me taka me shollë, te Hotel Donika bëheshin planet tona për rezultate të mëdha. Gjermania më e madhe e kohës së saj ka ardhur edhe në Shqipëri.
Eljan Tanini: -Luanin mirë djemtë tanë?
Uvil Zajmi: -Kur mendon ato raporte të zhdrejta, del në mendimin se djemtë tanë ishin heronj që u dilte përpara Franz Beckenbauer.
Ishte koha kur Loro Boriçi aktivizoi Astrit Ziun, loja përballë Belgjikës ka qenë një fitore kolosale, Minga dhe Josa i bënë golat. Me mbretëritë, me shtetet që ishin mbretëri ne nuk luanim fare, gjithashtu edhe me vendet që ishin kundër politikës sonë.
Me ardhjen e Mehdi Bushatit në sportin tonë, janë krijuar të tjera praktika për Shqipërinë. Me rusët jemi përplasur për herë të parë në volejboll.
7-8 vjet ishte 0 përfaqësimi i Shqipërisë në botë, vetëm Mehdi Bushati e ndryshoi gjendjen. Nuk ishte e lehtë të vije në krye të sportit. Mehdi Bushati e hoqi biografinë e keqe.