Ambasadori Volodymyr Shkurov dhe presidenti Ilir Meta

Kronikë

Kush është ambasadori i parë ukrainas rezident në Shqipëri? Meta: Ngjarje historike për marrëdhëniet mes dy vendeve

2 Shtator 2020, 09:11| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 10:06

  • Share

TIRANË- Volodymyr Shkurov është ambasadori i parë ukrainas rezident në Tiranë, për të cilën presidenti Ilir Meta e konsideron si një ngjarje historike për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shkurov i paraqiti ditën e sotme letrat Kredenciale kreut të shtetit, ku theksi u vu në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Shkurov për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës. Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar.

Presidenti Meta falenderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës. Gjithashtu, Kreu i Shtetit përcolli përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilo: 03/09/2020 20:04

    Kush ishte ky cv dmth sna thate apo ce deshe...

    Përgjigju
  • Nebi: 02/09/2020 16:52

    Sa te kete kundershtare lulkat e liket me salihet e moniket ska nevoje p*lla i gjate me bo fushat se e ka te marme.hankshin koken e njani tjetrot inshallah.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?