Politikë

‘Arratisje?’, Veliaj për Report Tv: U ktheva nga Gjermania e SHBA, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë

6 Mars, 21:10| Përditesimi: 6 Mars, 22:20

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj në intervistën për Report Tv flet për detaje nga dosja hetimore, duke thënë se nuk ka pasur në plan asnjë arratisje duke përmendur një vizitë të tij në Gjermani dhe 2 në SHBA, nga të cilat thotë se u kthye pasi nuk i trembet këtij persekutimi. Edhe akuzat për prishje provash i hedh poshtë, ndërsa thotë se një prokuror ndërtues po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë.

Pyetje: Si qëndron e vërteta e arratisjes apo prishjes së provave për të cilat flitet se ju do të prishnit procesin?

Erion Veliaj: Çfarë arratisje? Isha në Gjermani më 6 Dhjetor dhe erdha; në SHBA në 31 Dhjetor dhe 21 Janar dhe erdha! Tre herë kam provuar se as iki, as tutem nga ky persekutim.

Cilat prova do prish? Këtu prova quhen lodrat e djalit; i ka Olsi, të luajë gjithë ditën si kalama me lego. Provë quhet Instagrami, aty i ka! Kjo është çmenduri, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Erion Veliaj për Report Tv: Arrestimi im, përpjekje për të goditur PS! Rama, i vetmi që garanton që drejtësia të ketë 'peshore'! Dado në konflikt interesi


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: