Prokurori Arian Ndoja ishte sot në seancë gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie arrest me burg për Liridon Pulën. Sipas Erjon Braçes është presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.
Arian Ndoja më 28 janar 2008 është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Ndoja ka bërë avokatin, ku ka mbrojtur edhe Arian Selimin, akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Vitin që shkoi Ndoja u përfol si personi që qëndronte pas rrahjes së avokatit Ilia Ilia, çështje për të cilën u nis hetimi, por ndaj Arian Ndojës nuk u mor asnjë masë.
Sipas deklaratave të pasurisë të pasqyruara në Open Spendig Albania, rezulton se ai ka dhjetëfishuar pasurinë për katër vjet. Gjatë vitit 2004, Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008 ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro.
Në vitin 2016, Arain Ndoja ka deklaruar se ka në pronësi, 21 apartamente që ndodhen në Shëngjin, 3 bodrume, pemëtore dhe një ndërtesë truall në Krujë, të cilin thotë se e ka fituar me vendim gjykate pasi pronari i kishte borxhe.
Per nje njeri qe nuk e njef, mund te ndikohet nga lajmet negative. Por e verteta qendor qe vjen nga nje familje e mrekullueshme, intelektuale dhe si nje njeri i nderuar dhe respektuar ne te gjithe shoqerin.
PërgjigjuSa merka ne muaj ky
PërgjigjuPo me 4 vjet ti i ka ra menerja tu punu 7 dite te javes pa pushim 24 ja mar dhe shperblime ky sduket hic. Shifi surratin vampir duket
Përgjigju21 apartamente ne shengjin?! Paska pallat atehere. Ti hetohet pasuria, si e ka bere pallatin dhe ne token e kujt eshte ndertuar ky pallat. Pse te gjithe keta me probleme kane lidhje pasurore me shengjinin?!!!
Përgjigju