Foto: Astrit Avdylaj dhe momenti i arrestimit te tij
Altin Avdyli, i cilësuar si kreu i bandës së Shijakut u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has dhe sekuestrimin e 200 kg heroinë, por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit ndërkohë që gjykimi vijonte në gjëndje të lirë. Në shkurt 2020 u bë subjekt i OFL-së duke i kërkuar justifikimin e pasurisë
Në korrik 2021 ai u lirua nga burgu për shkak të tejkalimit të afateve së bashku dhe me Jasin Kala, Fatos Llavdiu.
Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane.
Në tetor 2022 Astrit Avdylaj u mor në pyetje pas raportimeve në media se anëtarë të fisit Avdylaj janë përmendur si kontakti i fundit me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Nw prill 2023 Apeli i GJKKO-së prishi dënimin me 12 vite burg për Astrit Avdylin dhe riktheu dosjen për gjykim ne GJKKO.
Ndërkohë më përpara ka qenë i dënuar me 12 vite nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Vrasja me paramendim" për një vrasje të ndodhur në vitin 1996 ku u ekzekutua me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astritit.
Ndërkohë hetimet e SPAK që nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin zbuluan lidhjet e bandës së Avdylajve në Shijak me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.
Sot Astrit Advyli, 50 vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit Revanshi pasi akuzohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Durim Bamit.
Lajmi kryesor:
Operacioni 'Revanshi' vijon/ SPAK e kërkonte, arrestohet në Shijak Astrit Avdylaj! Ndoka dhe Martinaj i kërkuan ndihmë për të vrarë Bamin
S.G//ReportTv.al