VIP & Spektakël

Kush është babai misterioz i Jennifer Lopez (FOTO)

2 Tetor 2019, 13:04| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 13:09

  • Share

David Lopez është babai misterioz i këngëtares Jennifer Lopez.  Lopez është një nga ato këngëtare që duket se nuk fshihet nga mediat dhe publiku që e adhuron. Ajo ka prezantuar fëmijët, partnerët, nënën dhe shumë detaje për jetën e saj personale. Por ndërkohë me babain e saj thuajse nuk është shfaqur ndonjëherë.

Babi i saj është amerikan me origjinë nga Puerto Rico. Ai e ka shoqëruar vajzën e tij në momentet më të rëndësishme, por gjithmonë larg syrit të publikut.  Për momentin ai punon në një kompani sigurimesh dhe punon në turnin e natës. ‘Ai gjithmonë ka qenë krenar për mua edhe kur vrapoja në pistat e vrapit’ është shprehur kohë më parë Lopez në emisionin Today Show.

David Lopez u divorcua nga bashkëshortja e tij Guadalupe në vitin 1999. Kjo datë përkon me përfshirjen e tij në sektin fetar të ‘Scientology-së’. Prej asaj kohe ai është predikues në këtë sekt fetar. Këtë fakt e ka dëshmuar dhe vetë këngëtarja, e cila ka pohuar se babai i saj prej 20 vitesh i përket atij sekti.

‘Eshtë burri më i mirë që kam njohur në gjithë jetën time. Për mua është e çuditshme që njerëzit duan ta etiketojnë me konotacion negativ’ ka pohuar Lopez për CBS.

Gjithashtu ai e ka shoqëruar këngëtaren në disa nga eventet më të rëndësishme, madje ka qenë i pranishëm në koncertin e saj në Las Vegas. Ai ka një raport shumë të afërt me nipin dhe mbesën e tij. Ndër të tjera Lopez ka treguar se nuk do të jetë babai ai që do e shoqërojë drejt altarit, por djali i saj.

1/5
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?