Yulia Vavilova, gjatë një udhëtimi në avion me Pavel Durov

Kush është bjondina që shoqëronte Pavel Durov gjatë arrestimit, bukuroshja me emër të rremë! Miliarderi i Telegram u prangos pas takimit me Putin?

27 Gusht, 09:07| Përditesimi: 27 Gusht, 09:17

  • Share

Paris- Thellohet enigma e Pavel Durov, themeluesit të platformës dhe rrjetit social Telegram, i arrestuar mbrëmjen e së shtunës (24 Gusht) në Paris.

Ndërsa presidenti Emmanuel Macron sqaroi se "kjo ka ndodhur në kuadër të një hetimi gjyqësor në vazhdim" dhe se "nuk është në asnjë mënyrë një vendim politik", sepse "u takon gjyqtarëve të vendosin".

Durov shoqërohej, me uljen në aeroportin e Bourget, nga një grua misterioze, e quajtur Yulia Vavilova, e cila deri pak orë më parë kishte mbushur profilin e saj në Instagram me imazhe dhe video që e tregonin atë në shoqërinë e Durov, pronarit të “Facebook”-ut rus.

Por menjëherë pas arrestimit të Durov, gruaja u zhduk në ajër si me magji. Madje edhe emri i saj, sipas disa mediave, është i rremë.

Ajo që dihet pak për bjondinën bukuroshe 24-vjeçare, mund të nxirret vetëm nga rrjetet sociale, ku Vavilova kishte dokumentuar bujarisht një udhëtim në Kazakistan, Uzbekistan dhe Azerbajxhan, me Durov.

Dhe aty ku ajo e përkufizoi veten si një "trajnere kripto": në një video nga Dubai, mburret se ka mësuar nga miqtë e saj "gjeni" të anashkalojë sanksionet kundër Kremlinit, duke përdorur kriptomonedha.

Sipas AFP, familja e gruas nuk ka qenë më në gjendje të kontaktojë me të që nga arrestimi i Durov. Por disa nënkuptojnë se vetë Vavilova mund të ketë pasur një rol në prangat e vendosura mbi duart  e miliarderit, menjëherë pas mbërritjes së tij në Paris.

Ka të dhëna se në Baku, në ndalesën e tij të fundit para Parisit, pak orë para arrestimit, themeluesi i Telegram ishte dashur të takohej me Vladimir Putin. Por Kremlini bëri të ditur se “tete-a-tete” (takimi kokë më kokë) nuk u zhvillua kurrë, duke thelluar misterin në marrëdhëniet mes të dyve.

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov, gjithashtu protestoi kundër arrestimit.

“Ne ende nuk e dimë se për çfarë akuzohet saktësisht”, shtoi ai, por prokuroria e mohoi atë dje, duke detajuar akuzat kundër miliarderit rus, i cili së fundmi kishte marrë nënshtetësinë franceze.

Ka edhe postime nga Vavilova në lidhje me ndalesën në Baku, veçanërisht në të cilën ajo ha mëngjes me Durov, në restorantin e modës “Shore House Baku”.

Pak para se të fluturonte me një avion privat drejt Parisit, ka bërë fotografi dhe filmime të shumta. Edhe vetë Durov kishte postuar disa faza të udhëtimit të tij, në të cilat shihej i shoqëruar nga Vavilova. Më 21 gusht, për shembull, ata kishin qenë së bashku në një poligon qitjeje në Azerbajxhan, siç dëshmohet nga videot dhe fotot e postuara nga të dy.

Ndërkohë, Prokuroria e Parisit ka bërë të ditur akuzat e ngritura ndaj Durovit që kanë motivuar arrestimin. Në një deklaratë, hetuesit francezë theksuan se “hetimi u hap në qershor, pas një hetimi paraprak nga seksioni që merret me krimin kibernetik”.

Dhe në dokumentin e lëshuar nga autoritetet gjyqësore, renditen 12 krime, ku përfshihen dhe: “bashkëfajësi në posedimin e imazheve pornografike të fëmijëve”; "bashkëfajësi në blerjen, transportimin, posedimin, ofrimin ose transferimin e lëndëve narkotike"; "bashkëpunim në krimet kibernetike".

Pas ankesave publike nga Elon Musk dhe disa politikanë, që u ankuan për një shkelje të pretenduar të lirisë së fjalës, Macron donte të mohonte informacionin si "të rremë" që qarkullonte për qëllimet e drejtësisë.

Më shumë se kurrë, Franca kujdeset për "lirinë e shprehjes dhe të komunikimit, inovacionin dhe frymën e sipërmarrjes" dhe "ashtu do të mbetet", theksoi ai në të njëjtën kohë, duke kujtuar se në një shtet ligjor, është e nevojshme respektoni ligjet. /Marrë nga “La Repubblica”/

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?