Maldrita Bardho

Politikë

Kush është deputetja që i mori mandatin Zegjine Çaushit?

2 Korrik, 20:32| Përditesimi: 2 Korrik, 20:34

  • Share

Maldrita Bardho do të jetë deputete në Parlamentin e ardhshëm në shtator, pasi i zuri vendin në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushit.

Pas rinumërimit të votave nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve për kutitë e Fierit, Bardho i mori vendin Çaushit, pasi asaj iu shtuan vota ndërsa Çaushit iu ul numri i votave. Bardho është një profesioniste në farmacologji dhe biologji-kimi.

Ajo ka lindur më 14 mars 1984 në Fier dhe ka përfunduar studimet në Universitetin Kristal, ku mori diplomën e Shkencave në Farmaci. Më parë, ka përfunduar edhe një diplomë të Nivelit të Dytë në Biologji-Kimi nga Universiteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Në karrierën e saj profesionale, deputetja e re ka punuar si farmaciste dhe më pas si drejtuese teknike në një farmaci në Lushnjë. Ajo ka edhe kualifikime në rolin e profesionistit të shëndetit, të marrë nga organizata ASME.

Gjithashtu, Bardho është dhe koordinator e Gruas në Njësinë Administrative Bubullimë, duke organizuar takime sociale si dhe aktivitete të Partisë Socialiste. Nga shtatori ajo do të përfaqësojë socialistët e Fierit në Kuvendin e ri.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ela: 02/07/2025 20:46

    Shpresoj te jete komplet tipi i kundert i Zegjines qe do kishte qene thjesht nje gangsterre femer me shume ne parlament e qe do ofronte vetem batuta injorante sic bente tere kohen gjate fushates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?