Esmeralda Keshi

Kush ështe Esmeralda Keshi, anëtarja më e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

4 Tetor 2019, 15:44| Përditesimi: 4 Tetor 2019, 15:51

  • Share

TIRANË- Esmeralda Keshi (Cami) e cila u zgjodh sot me 133 vota, anëtare e KLP-së,  ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Dibrës. Në vitin 2013, ajo është promovuar si drejtuese e Prokurorisë së Dibrës, detyre të cilën e kryen prej gati 6 vitesh.

Ajo ka ushtruar funksionin e prokurores prej 11 vitesh dhe në kohën e kandidimit ka hequr dorë nga funksioni i drejtueses.

Pak javë më parë ajo u çertifikua edhe nga komisioni i vettingut pasi rezultoi pa probleme me pasurinë, integritetin moral dhe profesional.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?