Kronikë

Kush është Fatos Tushe, në dhjetor të 2019 iu hodh granatë në zyrën e Bashkisë ku u plagos bashkë me sekretaren

6 Korrik 2021, 11:42| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 13:47

  • Share

Fatos Tushe, i arrestuar nga SPAK si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal ka qënë 4 herë kryebashkiak i Lushnjes.

Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë në 2007. Në vitin 2009 u dorëhoq nga posti duke lenë mandatin përgjysmë dhe u zgjodh deputet i PS-së. Në vitin 2011, Tushe u dorëhoq nga posti i deputetit dhe garoi sërish për kreun e Bashkisë. Në dhjetor të vitit 2019 emri i tij u lakua shumë për shkak të një atentati momentin kur po përgatitej për një konferencë shtypi ku do të paraqiste bilancet bashkisë të  vitit 2019. 

Ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi i hodhi në zyrë një granatë dore. Nga shpërthimi i u plagos kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Të dy u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor, por Tusha u largua shpejt nga spitali. Atë kohë u tha se shkak ishte pushimi i Saraçit nga puna, dikur shumë miq, por që prej një viti ata ishin në konflikt. Vetë Tushe nuk foli asnjëherë për shkakun e konliktit me shoferin, edhe pse ndaj ish të besuarit të tij në publik u hodhën akuza të rënda.

1625564785_1577791598fatostushenespital.jpg

Fatos Tushe gjatë transportimit në spital pasi iu hodh granatë në zyrë (Dhjetor 2019)


Lajmi kryesor:

Tenderi abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 bashkëpunëtorët e tij! Koka e grupit kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?