Fotaq Zaharia

Kush është Fotaq Zaharia i 'tmershmi i Vlorës' që qëndron i paralizuar në burg, por sot OFL i kërkon pasurinë

15 Tetor 2020, 17:16| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 09:32

  • Share

Operacioni “Forca e Ligjit”, ka vijuar dërgimin e formularit të vetëdeklarimit të pasurisë, tek tre personave të dënuar nga qyteti i Vlorës, ku në sy bie Fotaq Zaharia. Ky personazh, i cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarjeve me armë që kryente, duhet të justifikojë pasurinë. Zaharia, është një i dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dhe pas dënimit një sërë procese gjyqësore ka kryer, pasi kërkonte mjekim të detyrueshëm spitalor, për shkak të gjëndjes së vështirsë shëndetësore.

Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi "arrest në burg" të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si "vjedhje" dhe "rrëmbim personash me qëllim përfitimi".

Zaharia, në kohën kur ka qënë i lirë ishte kthyer në tmerin e Vlorës, por prokuroria arriti ti provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë Gentian Musabelliut. Sot që OFL-ja i kërkon pasurinë Fotaq Zaharisë, ky i fundit nuk ka asgjë.

Një tjetër emër nga Vlora që OFL i ka kërkuar pasurinë sot, është Bexhet Alliaj, një i dënuar për trafik droge. Rezulton se në emër të bashkëshortes së Bexhet Alliaj, është një biznes në Vlorë e cila ka karakterin e një ferme me objekt “Mbarështim dhe rritje gjë e gjallë,derra dhe pula deti”. Gjithashtu objekt i OFL-së është bërë dhe Saimir Rrapaj, i dënuar me disa vite burgim për akuzën e “Trafikut të Drogës”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 16/10/2020 08:21

    Edhe gangester edhe fotaq ..haha

    Përgjigju
  • kapelia: 16/10/2020 00:00

    Bexhetit ti marin kapelen qe mban ne kuke. hahahhaa

    Përgjigju
    • Visi: 16/10/2020 23:47

      Po i moren kapelen i del djegija qe i kan ber si stamp per ta njollosur si hajdut qe eshte

  • Fredi: 15/10/2020 20:01

    Bajg

    Përgjigju
  • Vlora: 15/10/2020 17:22

    Fotaq zaharia ka në pronësi Hotel HELIA në rradhimë Vlorë. Shteti aty te futet e të shikoj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?