Gazetarja Kozeta Kurti dhe këngëtarja Ronela Kurti

VIP & Spektakël

“Kush është kjo?”, Ronela Hajati injoron Kozeta Kurtin: Njerëz që s’marrin frymë

20 Gusht 2018, 20:50| Përditesimi: 20 Gusht 2018, 20:55

  • Share

Kush e ka harruar debatin e para disa kohëve me Ronela Hajatin dhe gazetaren Kozeta Kurti, ju themi: Prisni prisni se s’keni parë gjë ende.

Gjatë Festivalit të Këngës në RTSH, këngëtarja Ronela Hajati tha se ky festival ishte i paoorganizuar dhe se fituesi zgjidhej në mënyrë të padrejtë.

Sipas Hajatit, juria duhet të ndërrohej pasi ishte aty që kur i kishte punësuar babai i saj i ndjerë. Përgjigjen ia ktheu direkt gazetarja Kozeta Kurti, e cila në një status i sugjeroi Hajatit të mësonte fillimisht të fliste me etikë e më pas të pretendonte të shkonte në Eurovizion.

Debati mes tyre u risoll në vëmendje pasi në edicionin veror në Abc News, gazetarja pyeti Ronelën për debatin me Kozetën, por ajo e injoroi Kurtin duke thënë se nuk e njeh kush është.

 “As nuk e di fare kush është dhe pse jeton dhe njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek”, u shpreh këngëtarja duke injoruar në këtë mënyrë emrin e gazetares Kozeta Kurti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?