Aldis Nikaj

Kush është konkurrenti simpatik i Për'Puthen që trazoi ujërat dhe 'çmendi' vajzat (FOTO)

19 Dhjetor 2021, 21:01| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 21:29

  • Share

TIRANË- Në Për'Puthen "ujërat" janë trazuar! Hyrja e djalit të ri, Aldis Nikaj, duket se ka bërë që disa prej djemve, të dalin nga zona e tyre e komfortit, e ndërsa e preferuara e tij, është Efi.

Aldis Nikaj, një 25-vjeçar, banues në Itali, i cili drejton një firmë ndërtimi, është futur në Për'puthen që të gjejë dashurinë e tij të jetës, një vajzë nga Shqipëria, atdheu i tij. Në mbrëmjen e Prime, ai tregoi pëlqimin ndaj Efit, edhe pse e la hapur mundësinë për takime me vajzat e tjera, e ndërsa "i tregoi vendin" edhe djemve.

"Mendoj që djemtë nuk kanë ditur të sillen, nuk janë gentleman", tha ai.

Mbetet për t'u parë se cili do të jetë rrugëtimi i Aldisit në Për'Puthen dhe a do e arrijë qëllimin e tij...të gjejë dashurinë e jetës?

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?