Kush është i 'forti' i Shijakut në makinën e prokurorit, përfshirja në dhunimin e biznesmenit libanez për kompleksin tek Gjiri i Lalzit

1 Nëntor 2019, 17:02| Përditesimi: 1 Nëntor 2019, 21:21

  • Share

Landi Muharremi, 48-vjeçar, banues në Sukth të Durrësit, që ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja që sot ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, është një emër i njohur për policinë. Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij. Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria. Për ngjarjen u arrestua Skënder Kraja ndërsa Muharremi u shpall në kërkim së bashku me kushëririn e tij, por përfshirja e tyre nuk u faktua zyrtarisht.

Biznesmeni Fadi Mitri, pak momente pasi u sulmua

'Omnix Albania', kompania e Mitrit do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Sipas kompanisë Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit. Por pas dhunimit fizik qe iu be presidentit te Omnix Fadi Mitri, kompania u terhoq nga investimi ne Shqipëri. Ngjarja më pas u shndërrua dhe në debat politik, ku opozita akuzoi qeverinë se nuk arrin të sigurojë investitorët, kurse kryeministri Edi Rama u shpreh se çështja e pazgjidhur e pronave dhe vendimet e gjykatës në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha, janë dora kriminele që dhunoi biznesmenin e huaj.


Lajmi kryesor:

Plagosen në atentat prokurori i Durrësit dhe 'i forti i Sukthit'! Gjendet makina e padjegur e autorëve dhe 2 kallashnikovë


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?