Bota

Kush është László Trócsányi, Komisioneri i ri i Zgjerimit në KE? Euroskeptik apo dashamirës i fqinjësisë së mirë?

10 Shtator 2019, 15:09| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 15:23

  • Share

Komisioneri për Zgjerim në Komisionin Europian, László Trócsányi është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

Ai vjen nga rradhët e partisë eurospektike Fidez, e kryeministrit hungarez Viktor Orban. László Trócsányi, i cilësuar si ekzekutues i vullnetit të Orban, u zgjodh përkundër zërave se postin do të merrte kroatja, Dubravka.

I zgjedhur si europarlamentar në vitin 2015, Trócsányi konsiderohet si arkitekt i planeve të sistemit të ri të drejtësisë në Hungari, i kritikuar për kufizimin e fuqive të gjyqësorit.

Si ministër i Drejtësisë ai ka mbikëqyrur ligjet që kriminalizojnë organizatat që ndihmojnë refugjatët dhe që ngrënë kampe për azilkërkuesit.

Kur kandidatura e tij për postin e komisionerit të Zgjerimit ishte ende në fazat e spekulimit, pati nga ata që u shprehën të alarmuar. Nga ana e saj, partia e Orban, Fidez e përshëndeti emërimin e Trócsányi, duke theksuar se forcat pro-emigracionit kishin bërë çdo përpjekje për të rrëzuar kandidaturën e tij, por pa sukses. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?