Mario Draghi, ka pranuar sot propozimin e presidentit Matarella, për të krijuar kabinetin e ri qeveritar, që do të drejtojë italinë në një periudhë krize. Por Kush është Mario Draghi?
Ish- presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi lindi në Romë në 1947. Mario është i pari nga tre fëmijët dhe në moshë tejet të re ai ka humbur të dy prindërit e tij.
Ai ka shërbyer profesor në universitet dhe ka një përvojë shumë të gjatë në botën e financave: në 1983 ai u bë këshilltar i Giovanni Goria, Ministrit të Thesarit në qeverinë Craxi I. Midis 1984 dhe 1990 ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Bankës Botërore. Nga 1991 deri në 2001 ai ishte Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Thesarit. Më 29 dhjetor 2005 ai u bë guvernatori i nëntë i Bankës së Italisë. Më 16 maj 2011, Eurogroup zyrtarizoi kandidaturën e tij si president i Bankës Qendrore Evropiane, por emërimi përfundimtar u bë vetëm pas vendimit të udhëheqësve në samitin e BE në 24 qershor.
Më 31 dhjetor 2012 ai u emërua njeriu i vitit nga gazetat britanike Financial Times dhe The Times, sepse kishte menaxhuar mirë krizën evropiane të borxhit në një moment shumë delikat kur ekonomitë më të mëdha të bllokut ishin prekur nga kriza. Ai dorëzoi drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane, më 31 tetor 2019, pasardhësit të tij Christine Lagarde. Në vitin 2018, sipas revistës Forbes, ai konsiderohet si njeriu i 18-të më i fuqishëm në botë.
Ai është i njohur si një socialist liberal dhe për këtë arsye nuk mund të vendosen në grupime ekstreme. Ai është një besimtar i përkushtuar. Draghi është martuar që nga viti 1973 me Maria Serenella Cappello , një eksperte në letërsinë angleze dhe ka dy fëmijë: Federica dhe Giacomo.
Lajmi kryesor:
Kriza qeveritare në Itali, Mario Draghi pranon postin e Kryeministrit me rezerva! Vendos pas konsultimit me partitë! Të gjithë skenarët pas emërimit të tij
//ReportTv.al