Kush është personi që dyshohet se zhduku trupin e Jan Prengës, përgjigja para gjykatës: Hiç ja merrem me punë...

31 Janar 2020, 11:25| Përditesimi: 31 Janar 2020, 11:51

  • Share

Festim Bexhdili

5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para trupës gjykuese në kryeqytet për të marrë masën e sigurisë. Ndërkohë ata të gjithë kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Ndërkohë Burime për Report Tv bëjnë me dije se i arrestuari Festim Bexhdili dyshohet të jetë personi që zhduku trupin e Jan Prengës, pasi  ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të.

Bexhdili nga Germeni i Kavajës megjithëse ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarja kur është pyetur nga trupa gjykuese për punën që ai bënte ka dhënë deklaratë kontradiktore.

"Hiç ja merrem me punë..." është shprehur ai.

Festim Bexhdili përballet me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë nga 5 të pranishmit vetëm Leonard Hajri ka pranuar që ka qenë i arrestuar në Itali.  


Lajmi kryesor:

Rrëmbyen dhe vranë Jan Prengën, 'arrest me burg' për 5 autorët! Ende asnjë gjurmë për trupin e viktimës (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?