Kush është personi që po ndan Chiarën nga Fedez?

27 Shkurt, 09:06| Përditesimi: 27 Shkurt, 09:07

  • Share

Një nga çiftet më të njohura për publikun Chiara Ferragni dhe Fedez thuhet se janë ndarë. Prej shumë kohësh njerëzit po flasin për krisjen e marrëdhënies së tyre dhe ikjen e Fedez nga shtëpia.

Por së fundmi një thashethem tjetër po qarkullon në mediat rozë. Mediat italiane raportojnë se shkaku i ndarjes së tyre është një person i tretë dhe bëhet fjalë për presidentin e shtëpisë së modës Tomaso Trussardi, njëkohësisht dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker.

Por 40-vjeçari i mohon kategorisht këto lajme duke reaguar edhe në një postim në Instagram.

"Ne e njohim Chiara Ferragni-n prej shumë vitesh. Meqenëse ishte një 'blogere' e thjeshtë, por e talentuar. E cila ende luftonte për t'u ftuar në sfilata. Më duhet të them se ka pasur gjithmonë vetëm një marrëdhënie vlerësimi dhe simpatie profesionale me të gjithë familjen nga të dyja palët”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?