Doruntina Miroçi

Kosova & Rajoni

Kush është policja shqiptare që luftoi me terroristët në Vjenë? Ambasadori i Kosovës krenohet me mbesën

3 Nëntor 2020, 15:27| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 15:48

  • Share

KOSOVË- Sulmi terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Austri tronditi mbarë botën.

Në këtë ngjarje të rëndë punën më të madhe e bëri policja e cila u përball me situatën në të cilën mbetën të vrarë pesë persona nga të shtënat me armë.

Pas kësaj, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka bërë një postim nëpërmjet rrjeteve sociale se ndjehet "krenar" që mbesa e tij Doruntina Miroci,është njëra nga policet që luftuan mbrëmë në Vjenë me terroristët.

“Krenar për mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Tëitter.

E.M./B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?