Kush është prokurorja Millonai që po heton Sali Berishën! E trajnuar nga SHBA dhe BE për antikorrupsionin

24 Tetor 2023, 19:57| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 09:58

  • Share

Prokurorja Enkeleda Millonai, që po heton Sali Berishën dhe që urdhëroi arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për aferën e klubit Partizani, ka një karrierë të gjatë në institucionin e akuzës. Ajo ka lindur në 2 prill 1980 në Berat. Në vitin 2003 përfundoi studimet në Juridik ndërsa një vit më pas, në 2004 mori titullin avokate. Në vitet 2003-2004 ajo e nisi karrierën si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës. Më pas nga viti 2004 deri në 2006, kreu të njëjtën detyrë në gjykatën e krimeve të rënda që sapo ishte krijuar nga fillimi me qëllim goditjen e krimit të organizuar.

Krahas punës në institucionet e drejtësisë, ajo vijoi arsimimin dhe në vitin 2008 emërohet si prokurore stazhi në prokurorinë e Tiranës në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar për tu emëruar përfundimisht si prokurore në vitin 2009. Pas katër vitesh në këtë detyrë ajo komandohet me urdhër të prokurorit të përgjithshëm në Njesinë e Hetimit të Korrupsionit dhe Pasurisë në Tiranë. Në periudhën prill 2014-shtator 2015 Enkeleda Millonai emërohet në Njësisë e Përbashkët Hetimore në prokurorinë e Elbasanit, si zv.drejtuese e më pas si titullare.

Nga kjo detyrë, ajo u komandua si numri dy i prokurorisë së Elbasanit në periudhën mars 2016-nëntor 2016, një kohë e ngarkuar me ngjarje të rënda. Një prej ngjarjeve të hetuara prej saj ishte ajo e tregut agro-ushqimor ku një makinë me efektiva policie u godit nga persona me precedent penalë. Millonai këmbënguli se bëhej fjalë për një krim të rëndë. Detyrën në Elbasan e vijoi deri në vitin 2017 kohë kur u bë pjesë e grupit të punës për reformën në drejtësi të krijuar nga prokuroria e përgjithshme. Më 14 qershor 2019, Millonai kaloi procesin e vettingut pasi mori vlerësim pozitiv në tri kriteret duke u konfirmuar në detyrë pasi vendimi nuk u apelua në KPA. Në po atë vit, ajo u përfshi në garën për tu emëruar në SPAK të cilën e kaloi me sukses duke qenë pjesë e grupit të parë të prokurorëve që krijuan këtë strukturë. Nga viti 2019 Enkeleda Millonai është pjesë e prokurorisë së posaçme ku ka hetuar disa dosje të trajtuara nga SPAK mes të cilave edhe procedimi për Arben Ahmetajn ku përfaqëson akuzën edhe aktualisht.

"Fillimisht pata një stepje në momentin e parë kur u shpallën të hapura procedurat e kandidimit por më pas mendova që rritja në aspektin profesional, ndryshimet janë gjithmonë të mira, për mua dhe vetë popullin e këtij vendi. Ndryshimet që po ndodhin kanë një pritshmëri të madhe për Shqipërinë dhe pse të mos isha unë, pjesë e kësaj strukture që do sillte ndryshim", ka thënë Millonai gjatë paraqitjes së platformes në KLP kur kandidoi për tu emëruar në SPAK.

Millonai ka edhe një karrierë akademike, si pedagoge part-time në Universitetin e Elbasanit, ku jep lëndën etikë dhe legjislacion ndërsa pranë shkollës së magjistraturës, jep leksione për disa tema si Veprat penale të lidhura me shoqëritë tregtare, Veprat penale që lidhen me korrupsionin, praktikat e  mira mbi hetimin dhe gjykimin e veprave korruptive, Korrupsioni dhe krimi i organizuar, veprat penale në fushën e tatimeve; teknikat e hetimit proaktiv, teknikat për hetimin e trafikut të drogës; etj. Gjatë karrierës së saj Enkeleda Millonai ka kryer disa trajnime, mes të cilave nga Departamenti i Thesarit në Itali dhe Komisioni Europian me temë Prezantim mbi legjislacionin dhe teknikat e hetimit në kuadrin e luftës kundër falsifikimit të monedhave.

Në vitin 2016 Millonai ka qenë pjesë e trajnimit të zyrës së BE OLAF dhe bankës kombëtare kroate në prezantimin mbi legjislacionin dhe teknikat e hetimit në kuadrin e luftës kundër falsifikimit të monedhave. Në vitin 2015 Millonai ka marrë pjesë në SHBA në trajnimin e Departamentit të Shteteve te Bashkuara, Akademia Nderkombëtare e Zbatimit të Ligjit me temë lufta kundër korrupsionit.

Po kështu në Tiranë, ajo ka marrë pjesë në tryezën e Departamentit të Shtetit Amerikan me Agjentët e FBI për Teknikat e Hetimit me Agjentë të Infiltruar. Në vitin 2015 nga Pameca IV ka marrë pjesë në trajnimin për praktikat më të mira të eksperiencës së BE-së në konfiskimin e aseteve pa dënim. Enkeleda Millonai është diplomuar edhe në Gjuhë angleze në Universitetin e Tiranës dhe zotëron edhe gjuhën italiane. Përfshirja e saj në hetimin e dosjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani u bë duke zëvendësuar Altin Dumanin, as emërimit të tij në krye të SPAK. Deri në këtë fazë ajo ka mbrojtje si gjithë prokurorët e tjerë të prokurorisë së posaçme, pa masa shtesë të posaçme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • era: 26/10/2023 10:52

    Cfar Silvi kjo eshte nje e emeruar e partise nje ushtare besnike kujtoni ju se ato te kane kaluar vetingun e kane kaluar kot, ato kaluan vetingun per te qene ushtare bensit te kesaj parate, muan me behet qefi shume per Sali Berisen dhe te gjithe pushtetaret dhe deputete e mistera qe na kane drejtuar ne ka 33 vite se te gjithe te koruptuar jane tju shikosh vilat , makinat e shume pasuri te tjere luan mendesh pra te gjithe jane per bur po ky SPAK nuk e ben kete se eshte emeruar nga keto deputet, dhe nga keto pushtatare. mire me vinte qe te gjithe atje ti shikoj atehere e vlereso skapin une.

    Përgjigju
  • Turi: 25/10/2023 13:18

    Pas Dumanit, vendin e ka Enkeleida ne krye të Spak ! Shpresojme qe shteti t’ia mbushi mendjen per mbrojtje nga Garda!

    Përgjigju
  • Pjeter: 25/10/2023 07:34

    Prokurorja nga kurrikulumi, duket me doreza boxi prej celiku, te parin qe do derrmoje me nje goditje, shpresojme te jete Sali mafiozi!!

    Përgjigju
  • Tok Maku: 25/10/2023 07:02

    Ishalla nuk na del si Enkeleda e Fush-Krujes se na mori ne qaf.

    Përgjigju
  • Daje Sami: 24/10/2023 23:13

    Enkelejda eshte Sivia Conti e SPAK-ut ashtu si Silvia Conti qe ju kundervu mafias tek seriali Oktapodi mbas vrasjes se komisar Katanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?