Enver Çaushi, pronari i kompleksit që u qëllua me breshëri arme gjatë mesnatës, mësohet se është daja i Elton Deliut, të vrarë në Tiranë dy ditë para ndërrimit të viteve, në 2008. Vrasja është kryer brenda apartamentit të tij, ku e vdekur ka mbetur dhe nëna e tij. Është pikërisht kjo ngjarje e ndodhur e ndodhur në 2008, për të cilën po hetohet nëse ka lidhje me breshërinë e armëve të regjistruara pak pas mesnatës së sotme. Pronari i këtij biznesi, Enver Çaushi ka deklaruar se shenjestër nuk ka qenë kompleksi i tij, por ndonjë nga banesat përreth. Ajo që vihet re është se pavarësisht se ky biznes ka qenë pre e një sulmi me armë, qytetarët e kanë frekuentuar atë njësoj sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Lajmi kryesor:
Sulmohet me breshëri arme kompleksi 'Eiffel' në autostradën Tiranë-Durrës! Kush është pronari, nipi iu vra në shtëpi me nënën 2 ditë para Vitit të ri (VIDEO)
B.K./ReportTv.al