Report TV mëson se detaje të reja nga zjarri në parkimin e pallatit. Në vendngjarje janë thirrur edhe ekspertë antieksplozivë të RENEA-s për të verifikuar nëse mjetit tip Range Rover ku ka nis edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, njëherazi edhe pronar i pallatit. Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë. Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj. Ndërtuesi Sino Llanaj ka qenë i arrestuar disa herë më parë për mashtrime me shitjen e apartamenteve
Lajmi kryesor:
I vihet flaka 'Range Roverit' në parkim, shkrumbohen dhe 3 mjete të tjera, lëndohen 8 banorë të pallatit në Astir! Kush është pronari, vëllai i ndërtuesit që u plagos në 2021 (VIDEO)
B.K./ReportTv.al