Rexhino Ibrahimi

Kush është Rexhino Ibrahimi, koordinatori i kartelit të kokainës për zonën e Perugias

22 Shtator 2020, 17:20| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 17:22

  • Share

“Shqiptarja.com” siguron foton e Rexhino Ibrahimit, të riut nga Durrësi, pjesë e grupit kriminal të shqiptarëve, që menaxhonin trafikun më të madh të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë.

Ibrahimi sipas dosjes italiane është njeriu që menaxhonte dhe kordinonte trafikon e drogës nga Holanda në Itali, pikërisht në zonën e Perugias.

Për shkak të aktivitetit të madh që ky grup ka pasur, sigurisht që nevojitej dhe nga një person që koordinonte dhe menaxhonte trafikon dhe shitjen e droges.

Dhe pikërisht koordinator për zonën e Perugias ka qënë Durrsaku, Rexhino Ibrahimi. Ndërsa për Torinon, koordinator ishte Elvis Jaupaj, ku çdo ngarkesë dhe korrier monitorohej nga ky person.

Në dosjen e prokurorisë së Firences thuhet se: “Rexhino Ibrahimi ka dalë në dritë për pjesmarrjen e tij, në një shoqëri të fuqishme kriminale me synim trafikimin e drogës, kryesisht kokainë në nivel, ndërkombëtar i përbërë ktyesisht nga shqipetarë.

Sasi të mëdha droge u transportuan në mënyrë të përsëritur nga Ekuadori, Amerika e Jugut në Holandë dhe prej andej në Itali dhe në vende të tjera të Evropës.

Rexhino Ibrahimi,është i njohur kryesisht për transportimin e pakove të mëdha të kokainës, disa herë në Perugia Itali. Kjo ka ndodhur më 8 korrik 2016 kur rreth 7 kg kokainë nga një transport prej 10 kg të drejtuar nga korrieri “Luca” në Itali, u dorëzuan dhe u futën në Perugia, për llogari të Rexhino Ibrahimit.

Më datë 28 gusht 2016, ndodhi përsëri ku një sasi prej 6.5 kg u kap në qytetin e Perugias, pasi ishte koordinuar për tu transportuar nga i njëjti person nga Amsterdami, Holandë në Itali.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?