Banesës së Prel Milanit rreth orës 21:45, në lagjen 'Guerrile' në Shkodër i është vënë tritoli. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prel Milani është shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër.Si pasojë e shpërthimit në banesën e tij ka patur vetëm dëme materiale. Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe foton e policit të cilit iu vendos tritol. Deri më tani dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka ardhur si pasojë e detyrës që bën Milani. Përveçse oficer policie, Prel Milani është edhe studiues dhe shkrimtar i njohur në Shkodër, kryesisht me studimet e tij për trevën e Dukagjinit dhe personaliteteve të kësaj zone.
Lajmi kryesor:
Tronditet Shkodra/ Dy shpërthime brenda natës! Tritol në banesën e kryepolicit të Thethit dhe në fshatin Grudë e Re (VIDEO)
/B.K./ReportTv.al