Ish-kryetari i Komunës së Ishmit, Sulejman Ibrahimi ishte arrestuar edhe në vitin 2018, pasi dyshohet se ka tjetërsuar prona në bregdet.
Në atë kohë, prokuroria njoftoi se bashkë me Ibrahimin u vunë në pranga edhe 3 zyrtarë të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë abuzuar me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.
Sulejman Ibrahimi, në bashkëpunim me tre ish zyrtarë në të paktën katër raste ka dhënë me qira plazhe dhe toka shtetërore në kundërshtim me vendimet e qeverisë.
Po ashtu ai dyshohet se kishte krijuar një kompani fiktive që rezulton fituese e disa tenderëve të ish komunës në kohën kur ajo drejtohej nga ky i fundit.
Ibrahimi ka pasur një incident edhe në vitin 2011. Kur ai kandidonte për kryetar komune në Ishëm, u konfliktua me 2 persona.
Ndërsa pas sherrit këta të fundit qëlluan në drejtin të makinës së Ibrahimit me armë tip kallashnikov.
Ditën e sotme, ai është vënë në pranga bashkë me 20 persona të tjerë, të akuzohet për tjetërsim pronash.
Lajmi kryesor:
Tjetërsuan 68 mijë m2 tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit/ Pranga 18 ish-zyrtarëve të Kadastrës, pjesë e grupit të strukturuar kriminal
//ReportTv.al