Emre Olur

Kush është turku që kërkon azil në Shqipëri, ‘konsulent mediatik’ i kreut te organizatës kriminale që denoncon në Youtube lidhjet e politikës me mafian

17 Shtator 2022, 17:58| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 18:04

  • Share

Emre Olur ka lindur në vitin 1996 në Bahçelievler të Stambollit. Ai njihet si “konsulenti i shtypit” i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Ky i fundit kishte një kanal në Youtube, i cili vitin e kaluar me anë të videove publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.

Peker thuhet se është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arab dhe pas kësaj mendohet që të jetë larguar edhe Olur duke kërkuar azil në Shqipëri.

Profili i Emre Olur në Twitter shkruan si ekspert i sigurisë së informacionit dhe mediave sociale.


Lajmi kryesor:

U ndalua në Rinas, gazetari turk 26-vjeçar kërkon azil në Shqipëri: Më rrezikohet jeta! Kush është i riu, që punonte si konsulent mediatik i kreut të bandës


B.K./D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?