Nesër, më 9 maj vjen sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz 'Piepoli' në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian ‘Piepoli’ që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet pak ditë para zgjedhjeve me 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit.
Në fokus të sondazhit të fundit bashkia e Tiranës, bashkia e Durrësit, bashkia e Elbasanit, bashkia e Shkodrës, bashkia e Lezhës dhe bashkia e Korçës. Kush është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët në 6 bashkitë ku parashikohen sfidat më interesante të këtyre zgjedhjeve? Cila është prirja e votës për këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Korçë?
Rezultatet e sondazhit të fundit të institutit 'Piepoli' 5 ditë para zgjedhjeve, të martën ora 21 në emisionin 'Repolitix'.
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 12 prill në Report Tv: SONDAZHI 2
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 19 prill në Report Tv: SONDAZHI 3
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 26 prill në Report Tv: SONDAZHI 4
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 3 prill në Report Tv: SONDAZHI 5
Padiskutim lartmadhnia, direkt monarki them unë.
Përgjigju