Kush hap klinikën dentare gjatë luftës me COVID-19, i hiqet licenca për 6 muaj

3 Prill 2020, 21:41| Përditesimi: 3 Prill 2020, 21:42

  • Share

Urdhri i Stomatologëve shqiptarë ka paralajmëruar çdo stomatolog që mendon se mund të hapë klinikën detare gjatë periudhës së luftës së vendin me koronavirusin. Kushto që thyen urdhrin  Ministrisë së Shëndetësisë për të qëndruar të mbyllura, stomatologëve do i hiqet licenca për 6 muaj.

"Stomatologët që shkelin Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e klinikave dhe kabineteve dentare për shkaqet e pandemisë Covid-19, do të procedohet nga komisionet e disiplinës profesionale të U.S.SH. me heqje të licencës për një afat 6 mujor", shkruhet në Urdhrin e Stomatologëve Shqiptarë.

Klinikat Detare janë pjesë e bizneseve të mbyllura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të qëndrojnë të tilla deri në një njoftim të dytë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?