Petrit Ahmeti

Kush i fiku dritat në 4 shtete? Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë: Ende nuk dihet çfarë ndodhi, presim hetimet

24 Qershor, 13:46| Përditesimi: 24 Qershor, 14:55

  • Share

Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se ende nuk dihet se çfarë për blackout e energjisë elektrike më 22 qershor të këtij viti.  

Ahmeti thekson se përgjigjja do mund të merret vetëm pas hetimeve të plota.

“Është një situatë e vështirë në të gjithë rajonin. Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze. Ne presim analizën e këtij fenomeni, nuk është se ndodhi vetëm tek ne por edhe në fqinjët tanë. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë. Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin sepse ende nuk dihet se pse ndodhi. Ju garantoj se nuk mund të jetë një problem i brendshëm që ndikon linjat e vendit. Presim raportin e ekspertëve të BE për këtë defekt. Ne sot morëm një informacion që brenda një kohe të shkurtër u vendos në punë sistemi shqiptar. Analiza do të na vë në dispozicion edhe arsyen se përse ndodhi kjo fikje e energjisë. Është ccështje sensitive, prandaj duhet të presim e analizës”,-tha ai.

“Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë. Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin sepse ende nuk dihet se pse ndodhi.

Avaria erdhi nga linja e interkonjeksionit  me Greqinë që pasoi efekt zinxhir në të gjithë vendin tonë”-shtoi Ahmeti.

Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia u përballën me një 'black out' të plotë për të paktën 30 minuta. Në Shqipëri gazetarët informuan për ndërprerje të energjisë elektrike për gati 30 minuta në Durrës, Lezhë, Shkodër, Kukës, Sarandë e Elbasan.

Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri sqaroi se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë, në linjën e Prizrenit. dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Shkak, është konsumi përtej normales i rrymës elektrike në këto ditë që vendi është kapluar nga i nxehti afrikan. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?