'Publikimet e paligjshme të përgjimeve nga 'Bild'/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

5 Qershor 2019, 13:52| Përditesimi: 5 Qershor 2019, 19:24

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me publikimin në media të sekretit hetimor, përmes audiopërgjimeve që i përkasin dosjes Nr. 339,  e cila është në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krime të Rënda.

Sipas Prokurorisë, hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin kesaj dosjeje.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta se për telefonatat e përgjuara ku Vangjush Dako, kryebashkiaku i Shijakut, kandidati aktual i PS-s dhe zyrtarë lokal flasin me pjestarët e fisit Avdyli pritet të reagojë rreth orës 17:00 edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Pak muaj më parë prokuroria njoftoi se kishte nisur hetimet për të zbuluar personin që ka nxjerrë aktet sekrete të kësaj dosje penale, ndërsa sot u publikuan edhe gjashtë biseda të tjera të përgjuara në gazetën gjermane 'Bild'. Bisedat janë publikuar nga 'Bild' vetëm një ditë pasi mbërriti Lulzim Basha në Gjermani, i cili vijon takimet në Berlin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?