Duhet të ishte dita më e rëndësishme për Joe Biden por në fakt vëmendjen e morën shumë personazhe të tjerë.
Nga ish-presidenti Bill Klinton i përgjumur, tek senatori Berni Sanders i cili me veshjen e tij, jo shumë në përputhje me eventin që po mbahej dhe mënyrën se si ishte ulur, duke u bërë fenomeni i mediave sociale nga e mërkura.
Dhe për të përfunduar me nipin e vogël të Biden.
Beau Biden, nipi i tij tetë muajsh, djali i Hunter dhe gruas së tij Melissa Cohen. Videoja ku Biden vallëzon me nipin e tij në krahë ndërsa shikonte koncertin e inaugurimit nga brenda Shtëpisë së Bardhë ka bërë xhiron e botës. Presidenti shijoi këngën “Lovely Day” ndërsa kërcente bashkë me nipin. Beau mori emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, djalit të madh të presidentit, ish-prokurorit Beau Biden , i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015, në moshën 46-vjeçare.