Politikë

‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha vijon replikat me Ramën: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty i ke, hetimet vazhdojnë

27 Mars, 12:05| Përditesimi: 27 Mars, 12:19

  • Share

Kreu i demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama edhe ditën e sotme.

Përmes një video në rrjetet sociale, Basha tha se kryeministri qëndron në pushtet, pasi në opozitë është Berisha.

Basha u ndal edhe tek rikthimi i amerikanëve në SPAK, për të cilët tha se ata janë aty dhe vijojnë hetimet. 

‘O ramë si paske thënë sot e kam zemër Lulin. Sa zemër më ti mua mo Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal, po re vet brenda. S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati që të godasësh SPAK-un. Je gati që të bësh një buf sa mali i Tiranës ti mo Ramë po e ke kot. Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet. 7x7 bëjnë 313', tha Basha. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Triumf: 27/03/2025 18:20

    Ky edhe keto shakarat gjoja spontane i lexon... shiko si lexon e nuk fokusohet te kamera e telefonit... nuk besoj qe nuk e di se ku eshte kamera...

    Përgjigju
  • Tok tik: 27/03/2025 13:02

    O Lul nga gjumash na dole tik tokist karagjos. Behu serioz dhe mundohu te fitosh ndonje volte. Nuk fitohen zgjedjet me tik tok,mor euroatlantic.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?