Fama e personazheve te njohur, qofshin ata shqiptarë apo të huaj shpeshherë matet nga numri i ndjekësve të tyre në rrjetet sociale. Ndonëse nuk është një tregues i duhur për meritat, vlerësimin dhe punën e dikujt, të pasurit sa më shumë ndjekës është kthyer tashme në trend.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.Sa i takon
Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.
10. Luiz Ejlli, një nga pritagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës.
9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 585 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.
8. Krist Dragot rezulton me një rezultat stabël nga java e kaluar, duke qenë se nuk ka fituar asnjë ndjekës të ri. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve.
7. Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.
6. Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion duke nisur nga kjo e diel. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.
5. Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 423 K ndjekës.
4. Teksa në javën e kaluar Kiara Tito ka qenë pa asnjë rritje ndjekësish, këtë javë asaj i janë shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj.
3. Elvis Pupa, pasi ka ruajtur vendin e parë për të tretën javë radhazi, këtë herë ai kalon në vend të tretë dhe ka fituar 2 mijë ndjekës më shumë në “Instagram”.
2. Në vend të dytë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 143 K.
1. Nga vendi i shtatë javën e kaluar, moderatorja Dea Mishel Hoxha ka arritur të rrëmbejë vendin e parë, duke shtuar 4 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”.
Famen Luizit ja ka zbeh KJARA.Njerezit duan Luizin jo kjaren.
Përgjigju